Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e ka komentuar miratimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Albora.ch.

Marketing

Ai e ka quajtur një hap të rëndësishëm drejt liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Me votimin unanim dhe miratimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit.

Procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.

Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024.

Marketing