Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Podoliak Belta tha sot se bisedimet e mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen javën e ardhshme.

Marketing

“Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella kundër-ligjore, do të planifikohet një takim, raundi i katërt i negociatave. Mund të jetë nesër, pasnesër”, i tha Podoliak agjencisë shtetërore të lajmeve Bjelloruse, Belta të dielën, transmeton albora.com.

Ai shtoi se ka propozime të ndryshme në tryezën e bisedimeve, por se sipas tij zgjidhja më e mirë do të ishte armëpushimi dhe tërheqja e trupave.

“Ka propozime të ndryshme në tryezën e bisedimeve tani, ka shumë prej tyre, ka dhjetëra propozime, duke përfshirë një zgjidhje politike dhe, më e rëndësishmja, një zgjidhje ushtarake. Unë nënkuptoj një armëpushim, një formulë për një armëpushim dhe tërheqja e trupave. Ndoshta nuk është e nevojshme të shkojmë më tej dhe të bëjmë vetëm biseda. Ne diskutuam të gjitha çështjet, tani po përpiqemi t’i paketojmë këto çështje në disa formate ligjore,” tha Podoliak, raporton CNN. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing