Shërbimi Sizmologjik Zviceran në Cyrih regjistroi tre tërmete, të shtunën në mbrëmje, në Francë, rreth 31 kilometra në jug-lindje të Annecy, transmeton albora.ch.

Marketing

Lëkundjet e para goditën pak pas orës 18:00 me magnitudë rreth 4.2 ballë të shkallës Rihter. Pak minuta më vonë, pati një lëkundje të dytë.

Pas orës 20:00, toka u trondit për herë të tretë, këtë herë me magnitudë 3.5 ballë. Tërmetet – veçanërisht i pari – ka të ngjarë të jenë ndjerë në disa pjesë të Zvicrës, shkruan 20min.

Brigadat lokale të zjarrfikësve thanë se kishin marrë disa telefonata nga banorët e shqetësuar, por nuk ishte raportuar asnjë dëm. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing