Pas shikueshmërisë rekorde në edicionin e parë të “Big Brother VIP”, mjaftoi që stafi i këtij emisioni ende pa kaluar një muaj i plotë nga mbyllja e sezonit të parë, të nis planet për vazhdimin dhe të përcaktoj kohën e rikthimin në televizion.

Marketing

Por rikthimi këtë muaj pritet të bëhet përmes një dokumentari.

Stafi tashmë ka vendosur që të transmetoj disa pjesë të shkëputura gjatë prapaskenave të katër muajve në formë të një dokumentari.

Ky dokumentar është përgatitur nga regjisori Eduard Grishaj dhe përmban rrëfime të banorëve në dhomën e rrëfimit, diskutimet e organizatorëve, rregullat, dënimet e vendosura madje edhe disa ‘sekrete’ të cilat nuk janë publikuar asnjëherë gjatë transmetimit direkt.

Dokumentari pritet të transmetohet përgjatë këtij muaji, teksa ende nuk është konfirmuar një datë nisjeje për të nga produksioni./albora.ch/

Marketing