Të paktën 19 persona kanë vdekur, pasi u shtypën nga një ortek, derisa po tentonin të kalonin një vargmal mes Afgansitanit dhe Pakistanit.

Marketing

Autoritetet vendëse njoftojnë se 19 trupa janë identifikuar deri më tani. “Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për viktima të tjera dhe të mbijetuar të mundshëm”.

Afganë të shumtë përpiqen të kalojnë kufirin malor me Pakistanin çdo ditë në kërkim të një pune për një jetë më të mirë.

Në vitin 2015, të paktën 250 njerëz u vranë nga një seri orteqesh vdekjeprurëse në Afganistan./albora.ch/

Marketing