Ambasadorja italiane në Australi, Francesca Tardioli (57) ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga një ballkoni në Foligna, vendlindja e saj ku shkoi për pushime.

Sipas të dhënave të para, ambasadorja ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë mbi gardhin e tarracës, transmeton albora.ch.

Policia e cila ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje ka bërë të ditur vetëm vdekjen.

Tardioli mban postin e ambasadores italiane në Australi që nga viti 2019.Ajo ka punuar më parë në ambasadat dhe konsullatat italiane në Shqipëri, Arabinë Saudite dhe Libi, në NATO dhe Ministrinë e Jashtme italiane./albora.ch/

Marketing
Marketing