Policia italiane ka vënë në pranga 36-vjeçarin shqiptar Dorian Konti i cili u kap me 16.7 kg kokainë në makinë.

Po ashtu pas kontrolleve në shtëpinë e tij në Occhiobello, në provincën e Rovigos, policët gjetën edhe 10 kilogramë e gjysmë kokainë. Ai shërbente si shpërndarës i ‘mallit’ i destinuar sipas të gjitha gjasave në sheshin e Ravenës.

Mediat italiane raportojnë se nëse droga do të dilte në treg, mund të kapte vlerën 2 milionë e 70 mijë euro.

Konti u arrestua të premten gjatë një hetimi të nisur në Bergamo, por lajmi është publikuar sot. Ai nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedentë penalë dhe ka patur disa tentativa të mëparshme për ta arrestuar. Ai u dërgua në burgun e Ravenës./albora.ch/

Marketing
Marketing