Pas takimit të jashtëzakonshëm të NATO-s, në një konferencë për media, presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se vendi i tij është i vendosur të mbështesë me aleatët përpjekjet e Ukrainës.

Marketing

Ai tha se SHBA ka shpallë sanksione të reja ndaj 400 individëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë 300 anëtarë të Dumës – parlamentit të Rusisë – si dhe oligarkëve dhe kompanive që “ushqejnë makinerinë ruse të luftës”.

Dhe ai thotë, se Putini ka llogaritur keq planin e tij për të pushtuar Ukrainën, shkruan BBC.

“Putini po angazhohej për ndarjen e NATO-s. Nga bisedat e mia me të ishte e qartë se ai nuk mendonte se mund ta mbante këtë kohezion”, thotë ai.

“Putin po merr pikërisht të kundërtën e asaj që ai mendonte se do të merrte kur shkoi në Ukrainë. NATO nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sa është sot”.

Biden është pyetur dy herë për përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga Rusia në Ukrainë dhe se cila do të ishte përgjigja e NATO-s dhe e SHBA-së, transmeton albora.ch.

Në përgjigjen e tij të parë ai thotë se natyra e përgjigjes do të varej nga natyra e përdorimit të armëve kimike.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, është pyetur nëse ai ka parë ndonjë shenjë veprimi – ose mungesë veprimi – nga Kina që e ka bërë atë të besojë se ata do të ndihmojnë forcat ruse.

Biden përgjigjet se ia ka bërë të qartë presidentit të Kinës pasojat e ndihmës së tij ndaj Rusisë.

Ai thotë se nuk bëri “asnjë kërcënim”, por vuri në dukje numrin e korporatave amerikane dhe të huaja që janë larguar nga Rusia si pasojë e “sjelljes së tyre barbare”.

Ai thotë se Kina do t’i vendoste marrëdhëniet e tyre ekonomike me Evropën dhe SHBA-në në “rrezik të madh” nëse do të ecnin përpara. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing