Marketing

Tri të reja u dënuan nga Gjykata Kantonale e Cyrihut me disa vite burgim, dy prej tyre pa lirim me kusht, për një “veprim ndëshkues” ndaj një kolegeje të tyre. Dy vite më parë viktima u rrëmbye, u rrah dhe iu nënshtrua abuzimit seksual për tetë orë.

Tri femrat, si dhe viktima janë të gjitha nga Kosova. Një 27 vjeçare është dënuar me 48 muaj burg, një 27 vjeçare 40 muaj dhe një 25 vjeçare 20 muaj. Vetëm dënimi i fundit parashikon dënim me kusht. E bashkëpandehura 31 vjeçare, motra e të pandehurit kryesor, ka pranuar dënimin me 36 muaj të një viti më parë nga shkalla e parë dhe pasi e ka vuajtur dënimin e saj është deportuar në Kosovë. Tri gratë e dënuara në shkallë të dytë mund të apelojnë ende në Gjykatën Federale, transmeton albora.ch.

Viktima raportoi shoqen e saj në Ampa

“Veprimi ndëshkues” u shkaktua nga fakti se viktima, e cila tashmë është 23 vjeçe, kishte bërë një denoncim rreziku pranë autoriteteve të mbrojtjes së fëmijëve dhe të rriturve (AMPA) për një shoqe (gruaja tashmë 25 vjeçe), duke pretenduar se se nëna e re ka keqtrajtuar djalin e saj dy vjeçar dhe është larguar nga shtëpia duke e lënë vetëm foshnjën. Për ta ndëshkuar, katër miqtë e joshën gruan në një makinë në një parking, duke e torturuar gjatë gjithë natës, fillimisht në një pyll dhe më pas në një apartament.

“Tortura çnjerëzore dhe mizore”

Dënimi ndaj të akuzuarës kryesore përfshin edhe dëbimin nga Zvicra pas vuajtjes së dënimit. Të rejat u shpallën fajtore për rrëmbim të rëndë dhe dy prej tyre edhe për shtrëngim të përsëritur seksual. Atyre do tu kërkohet gjithashtu t’i paguajnë viktimës së tyre 25,000 franga si dëmshpërblim moral. 27-vjeçari pohoi gjatë gjykimit se viktima kishte “pjesë vullnetarisht” në tortura. Një tezë “e patejkalueshme për nga cinizmi”, tha kryetari i gjykatës. Tri të rejat, shtoi ai, e torturuan viktimën e tyre “pa mëshirë, në mënyrë çnjerëzore dhe mizore për tetë orë”.

Lexo edhe:

Marketing