Bazuar në rëndësinë për prodhimin e elektricitetit, procedurat për ndërtimin e hidrocentraleve të mëdhenj dhe centraleve të erës duhet të modernizohen, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Marketing

Shpenzimet për instalimet fotovoltaike në ndërtesat e reja duhet të jenë të zbritshme nga taksat dhe të thjeshtohen instalimi i paneleve mbi fasadat, sipas një projekt-këshilli federal dërguar për këshillim deri në 23 maj.

Kushtetuta e detyron konfederatën të sigurojë një furnizim të mjaftueshëm, të larmishëm, të sigurt, ekonomik dhe miqësor me mjedisin, tha sot për mediat këshilltarja federale Simonetta Sommaruga.

Tani për tani, Këshilli Federal ka hequr dorë nga detyrimi për të instaluar panele në të gjitha ndërtesat e reja të përshtatshme për këtë qëllim.

Megjithatë, një mundësi e tillë është parashikuar në procedurën e konsultimit./albora.ch/

Marketing