Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë firmosur marrëveshjen paraelektorale për zgjedhjet lokale që do mbahen më 14 Maj 2023.

Marketing

Sipas marrëveshjes, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternative fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik.

Përmbajtja e marrëveshjes:
Ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023
Sot, me datë 27 tetor 2022, ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, firmosim marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike:
I. për shkak të korrupsionit shkatërrimtar;
II. të asgjësimit të pluralizimit politik në nivel vendor;
III. të shpopullimit masiv dhe tragjik;
IV. të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin;
V. të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni.
Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternative fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik./tvklan.al/

Marketing