gjithë duam që një aromë e bukur dhe e freskët të na shoqërojë gjatë gjithë ditës dhe nuk ka kompliment më të mirë se na mbajnë mend një notë të caktuar aromatike.

Marketing

Sa herë që bëhemi gati për një takim, një punë apo ndonjë ngjarje tjetër, aplikojmë parfumin tonë të preferuar, por përdorimi shumë i shpeshtë nuk është alternativa më e shëndetshme.

Në vend që të shpenzoni shumë para, ju mund të bëni parfumin tuaj: keni lirinë të bëni aromën që dëshironi pa përbërës të dëmshëm. Gjithçka që ju nevojitet janë: vajra esencialë, etanol (alkool) dhe ujë të distiluar.

Vajrat esencialë nuk kanë vetëm erë jashtëzakonisht të këndshme, por kanë edhe veti të shkëlqyera shëruese. Përdorimi i vajrave esenciale për qëllime kozmetike dhe mjekësore është përdorur që nga kohërat e lashta.

Kur të filloni procesin e përgatitjes së një parfumi, më së miri do të ishte të zgjidhnit vetë 3 deri në 5 vajra esencialë dhe t’i përzieni, në mënyrë që të mos merrni saktësisht notën që ju pëlqen.

Ju mund të pikoni vajra në një fletë të vogël letre ose shirit testimi parfumi dhe të provoni kombinime të ndryshme derisa të merrni aromën perfekte.

Kur të bëni një koncentrat të vajrave të përzgjedhur, shtoni dy lugë çaji etanol (alkool). Pas kësaj, shtoni edhe 60 ml ujë të distiluar në përzierje. I trazojmë mirë.

Në varësi të forcës që dëshironi, mund të shtoni një sasi më të vogël ose më të madhe vajrash esencialë. E mira e këtyre vajrave është se ato kanë mesatarisht më pak gjasa të shkaktojnë reaksione alergjike të lëkurës në krahasim me parfumet.

Nëse keni ndonjë problem dermatologjik ose reaksion alergjik, do të ishte mirë të konsultoheni me një mjek.

Foto: Pixabay

Marketing