Dr. Dre, Snoop Dog, 50 Cent, Eminem, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar dolën në skenë gjatë performancave të tyre ikonike në pushimin e Super Bowl LVI.

Marketing

Super Bowl është loja vjetore e kampionatit të playoff-it të Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan, raporton elle.com, përcjellë albora.ch.

Legjendat e Rap dhe Hip Hop ngritën në këmbë një stadium të tërë me këngët e tyre më të spikatura ndër vite. Minutazhi i pushimit, ashtu si çdo vit, është bërë hit në rrjetet sociale.

Eminem i ashtu quajturi Rap God u ul në gjunjë para publikut gjatë performancës së këngës së tij Lose Yourself. Gjunjëzimi u bë simbol polemikash kur ish-mbrojtësi i NFL, Colin Kaepernick e përdori këtë si një gjest proteste kundër brutalitetit të policisë dhe diskriminimit racor.

Dr.Dre performoi disa nga këngët e tij më të mira Still Dre së bashku me Snoop Dogg, dhe po ashtu rikujtoi reperin e ndjerë 2Pac duke performuar këngën e tij California Love.

Një nga performuesit më të spikatur ishte edhe Kendrick Lamar, më i riu në moshë ndër legjendat në skenë./albora.ch/.

Marketing