Në konfliktin Rusi-Ukrainë, nuk ka mbetur pa u përfshirë edhe Republika e Shqipërisë.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, i ka bërë thirrje Rusisë që të ulë tensionet në kufirin me Ukrainën, duke theksuar se i qëndron pranë këtij shteti – raporton Albora.ch.
Në njoftimin e bërë MEPJ shkruan se Shqipëria mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe i bën thirrje Rusisë të ulë tensionet e të zgjidhë situatën në rrugë diplomatike.
“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikofirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të #Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për #Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.