Vlora Hyseni ka marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Marketing

Presidenti Bajram Begaj ka miratuar propozimin e kryeministrit Edi Rama duke njoftuar dekretimin e Hysenit në krye të Inteligjencës shqiptare.

Emërimi i saj në këtë post vjen pas largimit të Helidon Bendos.

Vlora Hyseni aktualisht është këshilltare e kryeministrit për sigurinë.

Në këtë detyrë, ajo erdhi pasi shërbeu si zëvendësdrejtore e Agjencisë Inteligjencës së Kosovës, për jo më shumë se 4 muaj.

Kjo pasi ka qenë një vendim i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, që e shkarkuan në prill të 2021.

Marketing