Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, së fundmi ka performuar në festivalin e famshëm ndërkombëtar, “Coachella 2023”.

Marketing

Ajo interpretoi atje disa nga hitet e saj më të fundit, mes tyre edhe këngën shumë të suksesshme “I’M Good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guettan, e cila e renditi atë për muaj me radhë në krye të top-listave.

Bebe Rexha ka ndarë disa nga momentet e saj në “Coachella 2023” me ndjekësit e saj në rrjetin social TikTok, ku numëron mbi 8.3 milionë sosh.

Në video-vlogun e publikuar, 33-vjeçarja tregon momentin që nga mëngjesi kur zgjohet me flokët e çrregullta, përgatitja për ditën dhe deri te veshja glamuroze për në paraqitjen në festival.

Duke zbuluar pamjen e saj edhe pa makijazh, Rexha theksoi edhe një herë se nuk ka komplekse për dukjen e saj natyrale.

@beberexha

Coachella 💙

♬ original sound – BebeRexha

Videoja në fjalë ka marrë afro një milion klikime në llogarinë zyrtare të Bebe Rexhës në TikTok.

Ndërkohë, interpretuesja e hitit “I’m A Mes” ka paralajmëruar se në fund të këtij muaji do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Bebe”.

Marketing