Parlamenti Evropian gjatë seancës së rregullt plenare miratoi me konsensus liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës, shkruan Albora.ch.

Marketing

Me këtë hap përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave i cili nënkupton se shtetasit me pasaporta biometrike kosovare mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë në shtetet e Zonës Schengen më së largu nga 1 janari 2024.

Me këtë rast, një delegacion i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, së bashku me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Kreshnik Ahmeti, ambasadorin Agron Bajrami, ambasadorin Lulzim Hiseni dhe zyrtarët tjerë përcjellës, ndoqën nga afër punimet e kësaj seance kur u mor ky vendim i rëndësishëm për shtetin.

Aty, ministrja shfrytëzoi rastin të takojë një numër eurodeputetësh të cilët i falënderoi shumë për kontributin e tyre në përmbylljen e këtij procesi.

Pas miratimit, ministrja gjithashtu organizoi një pritje rasti për eurodeputetët, ku morën pjesë  përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare prezente në Parlamentin Evropian.

May be an image of 12 people

Albora.ch

Marketing