Marketing

Ylli i njohur shqiptar, Bebe Rexha, nuk ishte shumë aktive në rrjetet sociale këtë fillim vit andaj edhe ndjekësit e saj u habitën kur panë një seri fotosh të postuara në Instagramin e saj.

Artistja me famë botërore, si rrallëherë, përveç imazheve të saj, kishte përfshirë edhe shoqërinë, vëllain dhe të dashurin e saj.

Bebe u shfaq duke pozuar në prehrin e të dashurit, Keyan Safyari.

Çifti, i cili janë në lidhje prej më shumë se dy vitesh, gjatë muajit janar kanë shijuar së bashku një pushim dimëror në malet e Los Angeles-it dhe një prej fotografive të publikuara në Instagram, përfshin atë periudhë.

Bebe Rexha ka folur në shumë media të ndryshme në lidhje me të dashurin e saj dhe ka vetëm fjalë të mira për të. Madje, ajo është shprehur se edhe familja e saj e do atë po aq shumë sa vetë ajo.

Ne e pëlqejmë këtë djalë. Unë mendoj se ky është një djalë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë”, është shprehur këngëtarja./albora.ch/

Marketing