Marketing

Modelja Juju Vieira, me origjinë nga Brazili, bëri një vizitë në bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e shenjtë të Romës me 30 janar, e veshur me një fustan të ngushtë dhe çizme të gjata.

Por influencuesja thotë se u ndje “e ofenduar”, pasi iu kërkua të dilte nga Vatikani prej veshjes së saj “tepër seksi”.

Ajo bëri një ankesë në rrjete sociale duke shkruar: “Shkova në Vatikan si çdo njeri për të bërë disa foto. Por pas pak një zotëri m’u afrua e më tha se ishte një vend lutjeje dhe se nuk isha veshur në mënyrë të pranueshme, prandaj më ftoi të largohesha. Ata më dëbuan nga Vatikani. U ndjeva e turpëruar, sepse kishte njerez të tjerë aty që e dëgjuan atë, u ndjeva e pa respektuar”, shkroi ajo.

Vatikani ka një kod strikt veshjes si për burrat ashtu edhe për gratë, që përfshin mbulimin e gjunjëve dhe të shpatullave.

Në faqen e internetit thuhet: “Gratë nuk lejohen të mbajnë veshje pa mëngë ose funde të shkurtra. Shpatullat duhet të jenë të mbuluara dhe fundi ose fustani duhet të mbulojë gjunjët. Zakonisht është një ide e mirë që gratë të kenë me vete një shall apo geta kur vizitojnë në muajt e ftohtë, si dhe një xhaketë të lehtë të cilën mund ta fusin në çantë”.

Juju thotë se nuk e njihte kodin dhe se ishte veshur ashtu siç vishet sakonisht për të dalë.

 “Nuk e dija fare që kishte rregulla, por një person normal nuk shkon të vizitojë Vatikanin me rrobat e klubit të natës. Unë isha veshur me stil me rroba dimri. Kisha rroba të rehatshme për shëtitje të gjata, i kisha të kombinuara me njëra tjetrën”./albora.ch/

Marketing