Bashkimi Evropian është duke asistuar Ukrainën dhe disa Organizata Joqeveritare në mbledhjen e fakteve me të cilat mund të padisë Rusinë në gjykatat ndërkombëtare.

Marketing

Kështu ka bërë të ditur presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Përmes Twitterit ai ka thënë se është i tronditur nga agresiviteti që forcat ruse po përdorin ndaj popullatës civile, sidomos me masakrën që kanë bërë në Bucha.

“I tronditur nga imazhet bezdisëse të mizorive të kryera nga ushtria ruse në rajonin e çliruar të Kievit, masakra e Buchas. BE po ndihmon Ukrainën dhe OJQ-të në mbledhjen e provave të nevojshme për ndjekje në gjykatat ndërkombëtare. Sanksionet dhe mbështetja e mëtejshme e BE-së po vijnë” ka thënë ai.

Në anën tjetër, agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se rreth 300 civilë ukrainas janë gjetur në një varrezë masive në Bucha./albora.ch/

Marketing