Deri në orën 11:00, më shumë se dymijë qytetarë nga komuna e Artanës, Gjilanit, Dardanës dhe Vitisë kanë shkuar në Bujanoc për të votuar, raporton Danas, përcjell albora.ch.

Marketing

Në Serbi, sot votohet për ta zgjedhur presidentin, Kuvendin dhe kryetarët e 14 qyteteve.

Për të votuar në komunat e Luginës së Presheves, sipas raportimit të mediumit të pavarur serb “Danas”, kanë shkuar 30 autobusë nga rajoni i Anamoravës në Kosovë.

Sipas OSBE-s dhe vëzhguesve të tjerë, nuk ka ndodhur asnjë parregullsi gjatë votimit në qendrat e Bujanovcit.

Sipas këtij raportimi, 19.442 qytetarë nga katër komunat kosovarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e Serbisë.

Serbia nuk ka ndonjë metodë për votimin e shtetasve të saj jashtë vendit. Edhe qytetarë të komunave me shumicë serbe të Kosovës kanë udhëtuar me autobusë drejt 4 qendrave të caktuara në Serbi për të votuar. Kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që shteti fqinj të organizojë zgjedhje në territorin e Kosovës./albora.ch/

Marketing