Bashkimi Evropian ka mbajtur një konferencë për media ku ka deklaruar se do të marrë refugjatë ukrainas për 3 vjet.

Ministri i brendshëm gjerman tha se BE ka rënë dakord unanimisht midis të gjitha vendeve anëtare për të pranuar refugjatë ukrainas deri në tre vjet pa u kërkuar atyre që të aplikojnë fillimisht për azil.

“Ne jemi dëshmitarë të asaj që mund të bëhet kriza më e madhe humanitare në kontinentin tonë evropian në shumë e shumë vite”, tha në një konferencë shtypi Janez Lenarcic, komisioneri për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave.

Marketing

“Aktualisht, numri i pritur i ukrainasve të zhvendosur është mbi shtatë milionë njerëz”, tha ai, duke cituar vlerësimet e OKB-së.

Ai tha se rreth 18 milionë ukrainas pritet të preken nga konflikti në aspektin humanitar dhe rreth katër milionë të ikin nga vendi./albora.ch/


Marketing