Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së ka deklaruar se nuk do të ketë një paketë të mëtejshme sanksionesh të BE-së kundër Rusisë të miratuar këtë javë, shkruan BBC.

Marketing

Josep Borrell teksa po fliste në një konferencë shtypi, pas takimeve të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të bllokut në Bruksel, transmeton albora.ch.

“Miratimi zyrtar i sanksioneve kërkon procedurë dhe nuk mendoj se gjatë kësaj jave do të jetë miratim formal i sanksioneve, sipas procedurave tona”.

Por, ai tha, se kur udhëheqësit e BE-së do të takohen më vonë gjatë kësaj jave, për një samit në Bruksel dhe mund të marrin në konsideratë “çfarë tjetër mund të bëhet”.

Ai tha se çështja e energjisë ishte ngritur nga disa ministra – por sot nuk ishte një ditë për vendime të tilla, por një ditë për “analizimin” e veprimeve të mundshme në të ardhmen.

Borrell tha se duhet të ketë një “përgjigje efektive e cila nuk do të çojë në një kosto të padurueshme për shtetet anëtare”. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing