Hetuesit tatimorë të Administratës Tatimore të Kosovës, të asistuar nga Policia e Kosovës, dyshohet se janë duke kryer bastisje në klinikën private për transplantimin e flokëve “Vatan Med”.

Marketing

“Vatan Med” është klinikë private e mjekësisë, e cila ndodhet në qendër të Prishtinës.

Një person nga ordinanca, tha për medie se “Nuk është bastisje, por kontrolle rutinore”.Policia e Kosovës nuk ka dhënë informata zyrtare për ngjarjen./albora.ch/

Marketing