Një bankë zvicerane ka paditur princin saudit në gjykatë për miliona euro të papaguara në interes dhe një kredi që ai mori për të rifinancuar vilën dhe superjahtin në Angli.

Marketing

“Credit Suisse Group AG” pretendon se Princi Fahad Bin Sultan, guvernatori i provincës saudite të Tabuk dhe anëtar i familjes mbretërore saudite, nuk ka shlyer rreth 78 milionë dollarë interesa dhe kredi që ai ka marr për super jahtin dhe vilën në Sari, raporton dailymail, transmeton albora.ch.

Banka zvicerane thotë se dy kompanitë u vonuan me dy kreditë që u dha, dhe pretendon se garantuesi i kredive është Princi Fahad, përdoruesi përfundimtar i pronës.

Banka me bazë në Cyrih pretendon gjithashtu se nuk i janë dhënë prova se princi kishte aktive likuide “pa barrë” prej të paktën 25 milionë dollarësh, gjë që ishte shkelje e marrëveshjes, transmeton tutje albora.ch.

Më pas banka i kërkoi princit Fahad të paguante 26.5 milionë funte të mbetura. Avokatët e princit saudit nuk kanë dorëzuar ende dokumentet e mbrojtjes në këtë rast, sipas raportimeve. Credit Suisse nuk pranoi të komentojë mbi rastin./albora.ch/

Marketing