Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka qenë e ftuar në episodin e radhës të spektaklit të famshëm amerikan “That’s My Jam”.

Marketing

E ulur pranë konkurrentëve të tjerë të shfaqjes: Anthony Anderson, T-Pain dhe Ryan Tedder, Bebe Rexha u thirr në mikrofon nga drejtuesi i spektaklit, Jimmy Fallon, i cili e udhëzoi atë të tërhiqte një levë për të parë se cilën sfidë duhej të merrte.

Ajo bëri për vete publikun me një interpretim mbresëlënës po aq sa gazmor të këngës së famshme të Rihannës, “Only Girl In the World”, shkruan Billboard, transmeton albora.ch.

32-vjeçarja shqiptare e nisi këngën duke e ndryshuar tekstin komplet dhe duke thënë në vend të saj fjalë qesharake, që ndryshonin komplet kuptimin e këngës.

Bebe Rexha përndryshe ka një histori shumë interesant me Rihannën, pasi artistja shqiptare mori për herë të parë vëmendjen globale, kur kompozoi një nga këngët e saj./albora.ch/

Marketing