Një person është vrarë sot me armë zjarri në Peran të Podujevës.Naim Ismajli dyshohet se me armë zjarri vrau djalin e tij, Edon Ismajli.

Dyshohet se shkak për vrasje, sipas banorëve lokalë, është një mosmarrëveshje babë e bir.

Marketing

Dyshimet e para janë se viktima (djali) ka marrë për të punuar tokën e një fqinji të tij, me të cilin dorasi i dyshuar (babai), ka pasur më parë një konflikt.

Megjithatë, zyrtarisht ende nuk është sqaruar se cili ka qenë motivi që dyshohet se shtyu prindin të shkrepë armën mbi djalin e tij.

Sidoqoftë, vrasja ka ndodhur në një arë, që nodhet afër shtëpisë së tyre, në lagjen “Ismajli” në fshatin Bajqinë.

Këtë fshat dhe fshatin tjetër, Peran, i ndanë vetëm rruga.

Policia dhe njësitet tjera  kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, duke u mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person ka  humbur jetën, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent.

Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./RTK

Marketing