Presidenti rus vizitoi Zvicrën verën e kaluar. Studiuesi i luftës, Mike Martin mendon se Putini duhet të kthehet atje së shpejti – përgjithmonë.

Marketing

Sipas analistit zviceran, Vladimir Putin ka bërë llogaritje të keqë. “Lufta në Ukrainë nuk po shkon siç e imagjinonte.” Sipas tij, sanksionet ndërkombëtare po i shkaktojnë dhe do t’i shkaktojnë dëme serioze vendit të tij që do ta humbë fuqinë si shtet i fuqishëm.

E gjithë bota po e përkrahë kundërshtarin e Putinit, presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy. “Si mund të dalë Putin nga ky mjerim i vetëshkaktuar?”

Mike Martin e ka thënë me zë të lartë se Zvicra duhet t’i ofroj azil presidentit më të urryer për momentin në botë.

Sic thotë ai lufta duhet të ndalët dhe këtë mund ta bëj shteti i tij.

Kujtojmë, se sanksione e para ndaj Rusisë tashmë Zvicra i ka marrë. Pesë oligarkëve tashmë u është ndaluar hyrja në Zvicër, derisa llogaritë bankare të të gjithë 336 personave në listën e BE-së, përfshirë Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov, do të ngrihen me efekt të menjëhershëm.

Bankat zvicerane besohet se mbajnë miliarda dollarë fonde ruse në to. Hapësira ajrore e vendit është e mbyllur për avionët rusë, ndërsa linjat ajrore zvicerane kanë anuluar fluturimet e tyre drejt Rusisë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing