Ministri i Shëndetësisë,  Rifat Latifi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit të donacionit nga Shoqata “Austrian-Kosovo Frendship Society” në bashkëpunim me KFOR-in austriak për SHSKUK-në.

Marketing

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. Christoph Ëeidinger, sekretari i Përgjithshëm i “Austrian-Kosovo Frendship Society”, z. Arber Marku, drejtori i SHSKUK-së, Dr. Valbon Krasniqi dhe përfaqësues të KFOR-it austriak.

Me këtë rast, Ministri Latifi, në emër të MSh-së dhe popullit të Kosovës, falënderoj të gjithë për donacionin e dhënë dhe njëherësh edhe për përkrahjen e vazhduar që Austria dhe populli i saj i kanë dhënë për Kosovën, në veçanti gjatë periudhës së vështirë të pandemisë COVID-19.

“Ky kontribut me pajisje mjekësore, do ta përmirësojë kapacitetet e punës në spitalet tona, ndërsa pacientët do të kenë shërbime më të mira shëndetësore. Përmirësimi i kujdesit shëndetësor është prioritet i Qeverisë së Kosovës, ndërsa fuqizimi i kapaciteteve do të na mundësojë gjithashtu një transformim të infrastrukturës sonë spitalore”, tha ministri Latifi, duke shtuar se nuk mund të ketë shërbime cilësore shëndetësore pa përmirësimin adekuat të kapaciteteve të punës në spitalet tona.

Ndërkaq, Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, falënderoj të gjithë të ata që u angazhuan për këtë donacion, i cili siç tha ai, ka rëndësi të madhe për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore të pacientëve.

Ai tha se ky donacion është vazhdimësi e mbështetjes dhe përkrahjes së Austrisë dhe qytetarëve të saj, për të ndihmuar sistemin shëndetësor të Kosovës.

Arber Marku, sekretar i përgjithshëm i “Austrian-Kosovo Frendship Society”, tha se “Shoqata jonë e miqësisë, të cilën e themelova bashkë me eurodeputetin austriak Lukas Mandi dhe Magister Fehlinger, të cilën tani e drejtoj së bashku me sipërmarrësin austriak Mahfred Brandner, mund të ndërmjetësojmë dhe të koordinojmë shumë punë për të ndihmuar shëndetësinë kosovare.

Sipas tij, për gjëra të tilla duhen njerëz me vullnet të mirë dhe institucione të forta që një projekt i tillë të realizohet suksesshëm. Ai përpos z. Mandi dhe dhe Brander, falënderoj edhe Presidenten e tyre të nderit Ulrike Lunacek.

Ndërkaq, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se ky donacion shkon direkt për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët kosovarë, dhe i siguroi donatorët se pajisjet e dhuruara do të shfrytëzohen në mënyrë sa më racionale.

Në mesin e pajisjeve të dhuruara ka pompa infuzive, pajisje ultratingulli, pajisje për diagnostikim radiologjik, defibrilator, pulsoksimetër, pajisje për monitorimin e gjendjes së pacientëve, materiale shpenzuese dhe pajisje të tjera për shërbime shëndetësore. /Albora.ch

Marketing