Kompania farmaceutike “AstraZeneca” sot foli me të dhënat preliminare nga një testim ku u konfirmua se vaksina e saj kundër Covid-19, ka krijuar rritje të antitrupave kundër variantit Omicron dhe varianteve të tjera, kur është dhënë si dozë e tretë.

Marketing

Reagimi i shtuar, gjithashtu edhe ndaj variantit Delta, u vërejt në analizën e gjakut të njerëzve që më parë e kanë marrë vaksinën e kompanisë “AstraZeneca”, ose të ndonjë kompanie tjetër, tha prodhuesi, duke shtuar se këto të dhëna do t’i paraqesë te rregullatorët në mbarë botën, shkruan Reuters transmeton albora.ch.

“AstraZeneca” e ka zhvilluar vaksinën me hulumtuesit nga Universiteti i Oksfordit, ndërsa studimet laboratorike që u kryen nga ky universitet muajin e kaluar zbuluan se tri doza të vaksinës së kësaj kompanie e shtojnë nivelin e antitrupave në gjak kundër variantit Omicron. /albora.ch /

Marketing