Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 395 teste të kryera, nëntë prej tyre kanë rezultuar të prekur dhe katër të tjerë janë shëruar. Aktualisht, referuar të dhënave të fundit, në gjithë vendin raportohen 126 raste aktive. Autoritetet shëndetësore u bëjnë apel qytetarëve të kujdesen dhe të ruajnë kushtet higjieno-sanitare.

Marketing

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 395 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Dimal. Janë 126 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,620 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 14 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore               9

Të shëruar në 24 orë            4

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       395

Testime totale                   2,035,354

Raste pozitive                      333,342

Raste të shëruara                  329,620

Raste Aktive                             126

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      107

Fier                             7

Shkodër.                    4

Vlorë                          3

Durrës.                     3

Berat.                       1

Gjirokastër.           1

Marketing