Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për muajin nëntor 2022.

Marketing

“Në muajin nëntor 2022, struktura e qarkullimit ishte : Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (30.93%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.14%);

Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (29.34%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara
(1.12%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (19.34%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.67%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (13.24%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.09%) dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes Postës ose Internetit) (1.12%)”, thuhet në komunikatën e tyre për media.

Tutje në komunikatë thuhet se “Struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.7%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.19%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (9.53%);

Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (1.29%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (23.67%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.24%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (22.72%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.28%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes Postës ose Internetit) (0.38%)”.

Marketing