Jetmir Morina u godit nga një automjet në autostradën A1 në Zvicër të mërkurën në mbrëmje, me ç’rast ai vdiq. Morina kishte ndaluar t’a ndihmonte një shofer në një aksident tjetër, kur u godit fuqishëm nga një makinë.

Marketing

Pas goditjes, drejtuesi i veturës i cili dyshohet të ketë goditur Morinën, është larguar nga vendi i aksidentit pa u ndalur, shkruan Blick. Mirëpo, Policia e Zurichut arrestoi të hënën një zviceran 81 vjeçar. Pas marrjes në pyetje, ai është dërguar në Prokurorinë Publike përgjegjëse. Ndërkaq, automjeti i tij është konfiskuar për prova.

Jetmir Morina ishte nga Kosova dhe kishte studiuar stomatologjinë. 

“Për fat të keq, ai ende nuk ka mundur të punojë si stomatolog në Zvicër. Por, ishte rrugës që pas disa vjetëve të ushtronte këtë profesion në Zvicër.. Por Zoti kishte plane të tjera për të”, ka deklaruar për Blick, vëllai i tij, Besert Morina.

Albora.ch

Marketing