Një kategori dhe shtetas të disa vendeve janë të privilegjuar për të hyrë në Zonën Shengen, pa pasur nevojë për vizë.

Marketing

Por, në anën tjetër, ashtu siç ishin edhe qytetarët e Kosovës deri dje, një kategori tjetër duhet të kalojnë në të gjitha proceset e plotësimit të dokumenteve për të marrë një vizë, që iu jep atyre leje për të hyrë në Zonën Shengen.

Janë plot 106 vende, në mesin e tyre edhe vende evropiane, ku qytetarët e tyre kanë nevojë që të plotësojnë dokumente të shumta për të aplikuar për një vizë Shengen.

Disa prej shteteve janë Armenia, Bjellorusia, Kina, Egjipti, Maroko, India, Iraku, Irani, e Turqia.

vendet qe kane nevoje per viza

Kurse, janë 59 vende, shtetasit e të cilëve nuk u kërkohet të marrin vizë Shengen për të hyrë në ndonjë vend anëtar të Zonës Shengen për qëllime turizmi ose biznesi janë.

Ndër vendet, shtetasit e të cilëve s’iu kërkohet një vizë Shengen janë Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, e shtete të tjera si ShBA-të, Brazili, Kili, Kolumbia, Moldavia, Uruguai, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina e Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendet qe s'kane nevoje per viza
Vendet qe s’kane nevoje per viza

Bëhet e ditur se regjimi pa viza zbatohet për shtetasit e Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, Malit të Zi e Serbisë, vetëm nëse janë mbajtës të pasaportave biometrike.

Po ashtu, numri i ditëve për të qëndruar në ndonjë nga vendet e Zonës Shengen, nuk i kalon 90 ditë, apo tre muaj çdo gjysmë viti, pa pasur nevojë për arsye udhëtimi.

Gjithashtu, kushdo që është në gjendje që të marrë një vizë Shengen për të hyrë dhe për të

Kujtojmë se dje Parlamenti Evropian i ka dhënë fund regjimit të vizave për Kosovën.

Marketing