Sot rreth orës 09:00, nga zyrtarët policorë të stacionit policor ‘Qendra’ në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të ‘vjedhjes së rëndë’.

Marketing

“Rasti ka ndodhur në rrugën “Shyqyri Kushevica” në Prishtinë, me datën 11.02.2023.

Pas një pune operative e hetimore, nga hetuesit është identifikuar dhe është arrestuar personi i dyshuar: B. B. mashkull 38 vjeç, Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisië.

Marketing