Policia ka arrestuar një burrë në Vushtrri për veprën penale “dhunim”.

Marketing

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje mes orës 19:00 – 20:00 teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Albora.ch

“Vushtrri 09.03.2023-19:00-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Albora.ch

Marketing