Është arrestuar edhe një një person, i cili dyshohet se mashtronte përmes një agjencie punësimi e krijuar kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në shtetin Kroat dhe Gjerman. Kështu bëri të ditur Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Marketing

Sipas njoftimit, Prokuroria ka qenë duke e hetuar këtë rast që nga qershori i vitit të kaluar.

 “Këta të pandehur dyshohen se me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, i mashtrojnë personat tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit që të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror më datë 22.10.2020 krijojnë biznesin “Timi & Zaimi”, si agjenci punësimi, kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shuma të ndryshme të të hollave”, thuhet në njoftim.

Prokuroria u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë rënë pre e mashtrimit që të lajmërohen.

“Deri në këtë fazë, prokuroria ka arritur të sigurojë disa prej të dëmtuarve të këtij rasti, mirëpo duke pas parasysh provat e grumbulluara deri në këtë fazë, rezulton se numri i të dëmtuarve është tejet i madh, andaj Prokuroria bënë thirrje tek të gjithë qytetarët që janë pre e këtij mashtrimi që të lajmërohen në Prokurorinë Themelore të Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

Për këtë rast, tashmë është arrestuar edhe një person./albora.ch/

Marketing