Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, deklaroi se shpallja non grata e Sali Berishës erdhi pasi u mblodhën prova nga shumë institucione amerikane.

Marketing

“Nuk është vetëm DASH-i. Përfshihen agjenci si Departamenti i Thesarit, FBI-ja, CIA. Përfshihen një gamë ekspertësh për të parë faktet. Së pari, për të mbledhur faktet dhe pastaj për të shqyrtuar faktet dhe pastaj ndërtimi i një dosjeje që Sekretari i Shtetit të ketë besim ta nënshkruajë”, u shpreh diplomatja amerikane.

Kim sqaroi se procesi për shpalljen non grata të dikujt merr vite dhe nuk bëhet brenda ditës e as nga një individ i vetëm.

“Më shumë se 200 persona janë dizenjuar nga Departamenti i Shtetit për përfshirje në korrupsion domethënës. Të gjitha ato raste kalojnë një proces shumë rigoroz shqyrtimi nga një numër agjencish,” – deklaroi ambasadorja.

Sipas saj, nuk ka asnjë provë që mund të bëhet publike në asnjë proces gjyqësor.

“Në asnjë rast nuk paraqesim një dosje provash. Nuk është ky procesi,” – tha Kim, e cila insistoi disa herë se pavarësisht se Berisha ka hapur një proces gjyqësor në Paris për këtë çështje, atje nuk do të ketë asnjë deklarim nga SHBA-ja.

Ambasadorja theksoi se shpallja non grata e ish-kreut të PD-së u bë bazuar në fakte dhe përfshiu shumë agjenci të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. /euronews.al./

Në maj të vitit të kaluar, sekretari i DASH-it, Antony Blinken, bëri me dije se Berishës dhe familjarëve të tij nuk do t’u lejohet pajisja me vizë për në Shtetet e Bashkuara. Ky vendim, sipas Blinken, u mor nga Uashingtoni zyrtar “për akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri”./albora.ch/

Marketing