Ushtria ukrainase ka rënë dakord për një armëpushim 12-orësh me Rusinë për të lejuar civilët të arratisen përmes korridoreve humanitare, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Marketing

Vereshchuk shtoi se kryeministri Denys Shmygal do të bisedojë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq sot rreth rrugëve të propozuara për armëpushimin, i cili zgjat nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 sipas kohës locale, raporton CNN.

Vereshchuk tha se armëpushimi do të lejonte civilët të arratiseshin përmes “korridoreve të gjelbërta” në zonat e mëposhtme:

Energodar-Zaporizhia.

Sumy-Poltava.

Mariupol-Zaporizhia.

Volnovakha-Pokrovsk.

Izium-Lozova.

Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel-Kiev.

Vereshchuk theksoi dy rrugë në veçanti, evakuimin e civilëve nga qyteti port i Mariupol dhe qyteti lindor i Volnovakha, të cilat të dyja janë rrethuar nga forcat ruse për disa ditë.

Vereshchuk tha poashtu se do të ketë gjithashtu një operacion special për evakuimin e një jetimoreje pranë Kievit, në periferi të Vorzel. Ajo tha se atje ishin 55 fëmijë dhe 26 anëtarë të stafit./albora.ch/

Marketing