Aktualisht në Angli “greenpas” kërkohet për tu futur në diskotekë dhe në eventet me shumë njerëz. Heqja e certifikatës së vaksinimit mund të ndodhë më 26 janar, atëherë kur do të rishikohen masat anti-Covid.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid mezi pret të heqë certifikatën e vaksinimit që u miratua vetëm me votat e opozitës laburiste në shenjë rebelimi të hapur ndaj kryeministrit Boris Johnson raporton hindustantimes.

Gjithashtu mendohet të hiqet dhe mundësia për të punuar nga shtëpia, ndërsa pritet të mbetet në fuqi mbajtja e maskave në transportin publik dhe dyqane. Këto ndryshime vijnë pas të dhënave inkurajuese të javëve të fundi në ishull, transmeton tutje albora.ch.

Infeksionet në Britaninë e madhe po pakësohen, ashtu si edhe shtrimet në spitale, sipas disa shkencëtarëve, vala e variantit Omicron ka arritur kulmin e saj dhe tani Mbretëria e Bashkuar e ka kaluar periudhën e vështirë./albora.ch/

Marketing