Ambasadorja e Kosovës në Republikën Çeke Albesjana Iberhysaj është pritur në Varshavë nga zëvendës ministri i Jashtëm i Polonisë, z. Szymon Szynkowski vel Sęk.

Marketing

Ambasadorja Iberhysaj ka bërë të ditur se ndër temat e diskutuara ishin agresioni rus kundër Ukrainës, bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e Kosovës.

Në postimi e saj në Fcebook, ajo ka shkruar:

E nderuar të pritesha në Varshavë nga Zv.Ministri i Jashtëm i Polonisë z. Szymon Szynkowski vel Sęk.

Polonia është ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të jetë përkrahëse e rrugëtimit tonë drejt intergrimit euro-atlantik.

Ndër temat e diskutuara ishin agresioni rus kundër Ukrainës, bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e Kosovës.

Nënvizova se agresioni rus ndaj Ukrainës na kujton rëndësinë e aleancave në mes të vendeve demokratike dhe nevojën për rritje të nivelit të komunikimit dhe bashkëpunimit.

Theksova se, Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marketing