Një kosovar ka ndërruar jetë, kurse bashkëshortja e tij është lënduar gjatë një zjarri që ë ka kapluar banesën e tyre në Maribor, Slloveni.

Marketing

Pas këtij rasti, ambasadori i Kosovës,  Valdet Sadiku ka vizituar të mbijetuarën, shkruan Albora.ch.

“Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Maribor, humb jetën  një shtetas i Kosovës dhe lëndohet bashkëshortja e tij

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Maribor, Ambasadori Valdet Sadiku ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka takuar të mbijetuarën. Familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit iu janë shprehur ngushëllime ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës.

Ambasadori ishte i shoqëruar nga Kryetari i shoqatës “Bashkimi” z. Faruk Bajra dhe anëtarët e kryesisë të shoqatës dhe Diplomati Burim Qorri.

Me këtë rast edhe një herë i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, dhe urojmë që raste të tilla tragjike të mos përsëriten asnjëherë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Slloveni.

Marketing