Meriton Ajeti dhe Manuel Gabriel Tejada Reyes, dy djemtë 15-vjeçarë janë goditur nga një tren pasditen e së dielës në stacionin Berbenno në Valtellina, shkruajnë mediat italiane, përcjell Albora.ch.

Marketing

Dy të rinjtë ndërruan jetë në vend.

Një lojë që u kthye në tragjedi

Hetuesit e Sondrio supozojnë se ka pasur një konkurrencë mes dy miqve, të cilët në vend që të përdornin nënkalimin për të arritur në platformë, u ngjitën mbi murin që ndan rrugën nga shinat. Kalimi i binarëve pak para mbërritjes së trenit ka qenë sfida që i kushtoi atyre me jetë.

Manuel dhe Meriton u mbyten nga treni rajonal 2837. Ata ishin me disa miq me të cilët kishin kaluar ditën në një park argëtimi. Të tjerët arritën të shpëtonin, por ata jo. Goditja ishte e pashmangshme dhe përpjekja e shoferit për të frenuar ishte e kotë. Trupat e dy djemve u hodhën larg. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policia dhe karabinierët.

Hetimet po vazhdojnë.

Meriton Ajeti thuhet se është nga Kosova.

Marketing