Me rastin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, përkujton këtë ditë dhe shpreh me krenari mikëpritjen dhe strehimin e shumë familjeve hebreje.
Kjo u tregua edhe në 2019, ku Shqipëria u bë vendi i parë në botë i shpallur nga Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg si “Shtëpia e Jetës”, transmeton albora.ch.
“Ky 27 Janar, 77 vjet pas çlirimit të kampit famëkeq nazist të Aushvic-Birkenaut, është një moment reflektimi dhe kurrë nuk duhet të harrojmë apo të ulim vigjilencën në luftën tonë ndaj antisemitizmit dhe ekstremizmave të çdo lloji”, shkruan ndër të tjera ambasada.
Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqëndrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe anti-semitizmit./albora.ch/