Marketing

Presidenti amerikan Joe Biden është duke i shqyrtuar sanksionet kundër presidentit rus. Dokumentet e Panamasë treguan se mlionat nga pasuria e Putinit janë dërguar në Zvicër, raporton tagesanzeiger, përcjellë albora.ch.

Joe Biden mendon të thyejë një tabu dhe kjo mund të jetë e pakëndshme për Zvicrën.

Sanksionet kundër krerëve të shteteve janë shumë të rralla dhe të diskutueshme.

Veprimi vetëm kundër Putinit vështirë se do të kishte ndonjë pasojë financiare, siç siguroi një zëdhënës i Kremlinit. Kjo si pasojë e ligjit presidentit rus nuk i lejohet të mbajë asnjë pasuri jashtë vendit.

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi vite më parë se Putini ka pasuri personale. Kjo menaxhohet nga Banka Rossiya, aksioneri më i madh i së cilës është “treguesi” personal i Putinit.

Prej vitesh ka pasur spekulime nëse Shtetet e Bashkuara një ditë do të ndërmarrin veprime kundër Putini. Nëse kjo ndodh mund të ketë një ndikim në qendrën financiare zviceriane, pasi që arkëtari i Putinit ka fshehur miliona në shtetin zviceran përmes Bankës së Cyrihut.

Panama Papers zbuloi në vitin 2016 se Banka Rossiya dërgoi dhjetëra miliona përmes Gazprombank të Cyrihut në emër të një frontmeni, një mik i ngushtë i fëmijërisë së Putinit, i cili është gjithashtu kumbar i vajzës së tij.

Vështirë mund të mohohej se këto miliona mund t’i përkasin muzikantit modest, por presidentit rus. Personi në fjalë kontrollonte edhe kompani të mëdha armatimi dhe media në Rusi, siç dëshmonin të dhënat nga Panamaja.

Edhe pse në vitet që pasuan kishte mjaft informacione rreth Putinit, Shtetet e Bashkuara janë përmbajtur gjithmonë nga sulmi i drejtpërdrejt i rrethit të parave të presidentit. Por, nëse kjo ndryshon tani aktivitetet e arkëtarit të Putinit në Zvicër kërcënojnë të kthehen në axhendë. /albora.ch/

Marketing