Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka dalë më një njoftim për qytetarët e Kosovës që janë të pajisur me vizë/leje pune të shteteve të Sllovenisë dhe të Polonisë, shkruan Albora.ch.

Marketing

Njoftimi:

Gjatë ditës së sotme është duke qarkulluar një dezinformatë që personat me vizë/leje pune të shteteve të Sllovenisë dhe të Polonisë për shkak të keqpërdorimeve do u ndalohet qarkullimi në Zvicër, e që i prek dhe shtetas të Kosovës që janë me këtë status.

Kjo informatë që po qarkullon është e pavërtetë dhe të gjitha autoritetet kompetente janë të njoftuara dhe janë duke e hetuar rastin.

Albora.ch

Marketing