Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Marketing

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 670 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Mat, nga 1 qytetarë në Shkodër, Dibër, Lushnje, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Poliçan.

Janë 506 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,980 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                48

Të shëruar në 24 orë             51

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     670

Testime totale                   1,981,596

Raste pozitive                      331,075

Raste të shëruara                  326,980

Raste Aktive                             506

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    254

Elbasan                   44

Fier                           44

Vlorë                         36

Durrës                     23

Gjirokastër                23

Dibër                           22

Lezhë                        21

Shkodër                 13

Berat                           10

Korçë                         10

Kukës                          6

Marketing