Kreu i grupit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin me deputetin e CDU, Knut Abraham. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj thekson se kane ndarë qëndrimet për situatën në PD dhe te ardhmen e Shqipërisë.

Marketing

“Takim i vlefshëm me një mik të mirë të PD dhe Shqipërisë. Ndamë hapur sot mendimet dhe qëndrimet tona me z. Knut Abraham për situatën në PD por dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Vlerësojmë, si gjithmonë mbështetjen e partnerëve tanë dhe bashkëpunimin me partitë simotra në EPP. E siguruam se jemi të vendosur në rrugën e drejtë që PD dhe opozita do ndjekë duke orientuar vendin në drejtimin euro-atlantik dhe pro-perëndimor”, shkruan Alibeaj.

Në takim ka qenë i pranishëm gjithashtu edhe deputeti demokrat Gazment Bardhi.

Marketing