Megjithëse ishte publikuar më 19 nëntor 202, albumi i fundit i Adele i titulluar “30” është albumi më i shitur i këtij viti.

Marketing

I ashquajtur si “albumi i divorcit”, pasi Adele ishte 30 vjeçare kur u nda nga burri i saj Simon Konecki, arriti të shitet me 600 mijë kopje duke u bërë albumi i vetëm në botë gjatë 2021 që është shitur me më shumë se gjysëm milioni kopje, raporton BBC, transmeton albora.ch.

Megjithatë, suksesi i albumit paraprak, “25” ishte dukshëm më i madh dhe  ishte shitur me mbi 800 mijë kopje.

Kjo diskrepancë tregon se tani njerëzit më shumë preferojnë të ndëgjojnë këngët stream online sesa të blejnë komplet albume në formë CD-je apo pllakë gramafoni.

Më poshtë janë të renditura top 10 albumet më të shitura të vitit 2021 e përpiluar nga të dhënat e shtëpivë botuese muzikore në Britani të Madhe. /albora.ch/

Marketing