Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ishte sot në varrimin e Hamide Magashit.

Marketing

Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se “me zemër të thyer u mblodhëm në varrimin e gruas e cila tragjikisht u vra, një ditë para se të bëhej nënë”.

Postimi i plotë:

Të pikëlluar e me zemër të thyer u mblodhëm në varrimin e gruas e cila tragjikisht u vra, një ditë para se të bëhej nënë.

Hamide Magashi dhe foshnja e saj e palindur tashmë janë në amshim, por prezenca e tyre do të mbetet gjatë në kujtimin e të gjithëve, duke reflektuar për të mos lejuar kurrë më veprime të tilla.

Qoftë e fundit kjo viktimë! Qoftë i paharruar kujtimi për të!

Marketing